16 viktima dhe 30 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 30 raste të reja nga 1.658 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 359 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 16 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 749.727 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 154.524 persona.

Nga personat e infektuar, 143.427 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.184 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 5.913./TV21