Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot njoftoi se në 5 muajt e ardhshëm, me nga 2.000 denarë në muaj do të mbështeten shfrytëzuesit e kompensimit për nevoja të veçanta, prindërit e vetëm-shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale si dhe prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, deri në moshën 26 vjeçe, përcjell TV21.
“Kjo masë përfshin 16.741 qytetarë, me mbështetje buxhetore në total prej 2,7 milionë eurove”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Masat tjera anti-krizë të Qeverisë: Rreth 105.000 nxënës në Maqedoni do të marrin nga 1.200 deri në 1.800 denarë, në 6 muajt e ardhshëm
Studentët e Maqedonisë që jetojnë jashtë qytetit ku studiojnë, do të marrin vauçerë për transport
Pensionistët do të marrin nga 1.500 deri në 3.000 denarë shtesë në muaj, në 5 muajt e ardhshëm
