"155 azilkërkues erdhën n'shpi "

TË FUNDIT

155 azilkërkues shqiptarë janë kthyer sot në Kosovë nga Gjermania.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për portalin Koha.net se 155 persona sot në mëngjes kanë aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Sipas informacioneve që kemi, 55 persona janë kthyer sot nga Dyseldorfi i Gjermanisë në mënyrë kolektive me përcjellje”, ka thënë Daut Hoxha nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

“Ndërsa 100 persona tjerë janë kthyer vullnetarisht me avionë të ndryshëm nga vende të ndryshme të Gjermanisë”, ka shtuar ai, raporton Koha.net.

Ndërkaq, edhe të martën nga aeroporti “Baden Airpark” afër Karsluhes për në Kosovë janë nisur 121 kosovarë, kanë raportuar dje mediet gjermane. Të gjithë refugjatët së fundmi kanë qëndruar në Baden-Württemberg, deklaruan autoritetet atje.