Kryeqyteti Shkupi prin listën e qyteteve me viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Nga 15 viktima sa janë regjistruar në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, 6 janë regjistruar vetëm në Shkup, transmeton TV21.
Në Tetovë, Prilep dhe Koçan janë regjistruar nga 3 viktima, ndërkaq nga një viktimë është regjistruar në Kumanovë, Manastir dhe Krushevë.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë, se 14 pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërkaq një në kushte shtëpiake.
Viktimat janë të moshës nga 53 deri në 94-vjeçare./TV21
