Një autobus që transportonte kryesisht emigrantë venezuelianë u përplas me një kamion mallrash të martën në Meksikë, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur 36 të tjerë.
Qeveria e shtetit meksikan të Puebla nuk specifikoi se sa emigrantë ishin në mesin e viktimave, por njoftoi se shumica prej tyre ishin venezuelanë, raporton AP.
Aksidenti ndodhi në autostradën që shkon në jug, në drejtim të shtetit të Oaxaca, dhe rruga përdoret shpesh nga kontrabandistët e emigrantëve, sipas agjencisë amerikane.
