Dy ligje të ndryshme për problemin e njëjtë. Përveç opozitës, edhe grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së propozuan projektligj për ndryshimin e ligjit për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë. Siç shpjegoi sot deputeti Emil Dimitriev, me këtë propozohet që të punësohen të gjithë ushtarët profesionistë, të cilëve ju ka skaduar marrëdhënia e punës pas mbushjes së moshës maksimale prej 45 viteve.
“Me këtë është parashikuar që deri në shkurt të vitit 2016 të bëhet punësimi i rreth 140 ushtarëve profesionistë. Paraprakisht ata duhet që të parashtrojnë kërkesë për punësim deri tek Ministria e Mbrojtjes, për të cilën gjë afati skadon në fund të janarit. Ministria e Mbrojtjes ka kohë 1 muaj që të bëjë planifikimin dhe organizimin e procedurave për punësimin e tyre”, tha Emil Dimitriev.
Dimitriev këtë veprim e arsyeton me atë se opozita siç tha ai, ka parashikuar një shumë më të vogël të mjeteve financiare për realizimin e punësimeve.
