14-vjeçari dyshohet si autor i sulmit në shkollën në Kahramanmarash! Mediat turke: Djalë i një ish-polici, kishte 5 armë dhe 7 karikatorë në çantë

TË FUNDIT

Një 14-vjeçar dyshohet se është personi që kreu sulm të armatosur në një shkollë të mesme në qytetin turk Kahramanmarash, përcjell TV21. Bëhet fjalë për Isa Aras Mersini, nxënës i klasës së tetë në këtë shkollë. Edhe babai i sulmuesit, Ugur Mersini, një ish-inspektor i Policisë, është ndaluar.

Nga të shtënat gjatë ditës së djeshme janë vrarë nëntë persona. Sipas mediave në Turqi, në rrjetet sociale është shfaqur një fotografi ku pretendohet se paraqitet sulmuesi, i identifikuar si Isa Aras Mersini, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Dyshohet se nxënësi i klasës së tetë ka futur armën në shkollë të fshehur në çantë, më pas ka hyrë në dy klasa dhe ka hapur zjarr ndaj nxënësve dhe mësuesve të pranishëm. Sipas mediave turke, ai hyri në shkollë me pesë armë dhe shtatë karikatorë në çantën e shpinës.

Sipas tij, dyshohet se arma është marrë nga shtëpia e familjes, ndërsa tek sulmuesi janë gjetur disa armë zjarri dhe municion.

Kryeprokurori i Kahramanmarashit, Ramazan Murat Tiryaki, konfirmoi se ka nisur një hetim i gjerë me pjesëmarrjen e disa prokurorëve. Ai theksoi se rasti po hetohet nga të gjitha aspektet, ndërsa ekipet mjeko-ligjore janë në terren dhe po mbledhin prova.

Sipas tij, aktualisht janë konfirmuar 20 të plagosur, ndërsa hetimi po vazhdon.

Kjo ndodh vetëm një ditë pasi një ish-nxënës (19) hyri në një shkollë në distriktin turk Siverek dhe plagosi 16 persona para se të kryente vetëvrasje.

Të shtënat në shkolla, para këtyre rasteve, kanë qenë shumë të rralla në Turqi.