14 viktima nga Covid-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Në Kosovë janë regjistruar edhe 14 viktima nga Covid-19.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë shënuar edhe për 583 raste të reja me koronavirus, shifer kjo që bazohet në 9.634 mostra të testuara.

Në 24 orët e fundit është raportuar se janë shëruar edhe 1.944 pacientë ndërsa raste aktive janë 18.548.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të shtunën se numri i vaksinave të dhëna në Kosovë ka arritur mbi një milion.

Me të dyja dozat e vaksinës, deri sot në mesditë, janë vaksinuar 355,633 qytetarë të Kosovës./21Media