Sot do të udhëtojnë 14 deputetë të Kuvendit të Kosovës për në Beograd, ku do të marrin pjesë të shtunën në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance” (CIG) me temën “Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve”.
Deputetja pjesëmarrëse në këtë forum nga radha e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë për “Epoka e Re” se Serbia duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se shteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.
Forumi, do të ndahet në dy periudha kohore (sesione), në të parin, deputetët do të diskutojnë për rolin e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Serbisë në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe në të dytin, do të diskutohet se si këto kuvende mund të ushtrojnë kontroll më efikas ndaj qeverive përkatëse
Deputetët që do të marrin pjesë në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance”, në Beograd janë: Ganimete Musliu, Blerta Deliu Kodra, Besim Beqaj, Agim Aliu, Sadri Ferati, Lirije Kajtazi, Ilir Deda, Puhie Demaku, Donika Kadaj Bujupi, Margarita Kadriu Bardhyl Metaj, Teuta Sahatqija, Blerim shala dhe Sllobodan Petroviq./21MEDIA
