130 objekte të dëmtuara nga vërshimet në Tetovë/ Kasami pret bashkëpunim me Qeverinë

TË FUNDIT

Nga vërshimet dhe zjarri deri më tani në Tetovë janë dëmtuar 130 shtëpi edhe objekte publike. Për këtë Komuna e Tetovës nga dita e hënë do të dalë në teren me komisionin që ka formuar për të parë se sa është vlera e dëmit të shkaktuar. Sipas kryetarit të Komunës, në qytet do të rritet kapacitetet e Ndërmarrjes publike “Tetova” dhe e zjarrfikësve, ndërsa Kasami ende po pret përgjigje nga Qeveria për dëmshpërblimet.

 “Komisioni në kuadër të komunës është bërë. Qytetarët kanë bërë raportimin e dëmeve. Nga e hëna komisioni do të dalë në terren, do të bëjë vlerësimin dhe unë përmenda që pres edhe nga Qeveria që të na jep orientim se si do të shkojë bashkëpunimi me ta, që në mënyrë më të drejtë t’i dëmshpërblejmë qytetarët”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar I Tetovës.

error: Content is protected !!