13 vjeçarja vodhi veturën e nënës, shkeli dy të pastrehë

TË FUNDIT

Një vajzë 13 vjeçe, së bashku me shoqen e saj, u përfshinë në një incident, në një rrugë në San Diego, kur njëra nga to mori veturën e nënës së saj, pa leje. Duke shkaktuar kështu një aksident, në të cilin mbeten dy të vdekur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50 pasdite, pasi disa policë tentuan t’i afrohen veturës së saj, ajo preku gazin dhe u përpoq të largohet, humbi kontrollin e veturës dhe goditi dy burra, të cilët ishin në gjumë.

Viktimat ishin Mateo Salvador 33 vjeç dhe Sofio Sotelo Torres 51 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, vajzat, emrat e të cilave nuk u bënë të ditur si shkak i moshës së mitur, u dërguan në mbajtje nga policia.

E dyshuara u përpoq të ikte nga vendi i ngjarjes në këmbë, por u kap.

Si fillim të dy vajzat u lanë të lira, në shtëpitë e tyre, sa ishin ende në pritje të rezultateve të hetimit.

“Që kur ndodhi ngjarja tragjike, hetuesit e trafikut kanë punuar me zell për të gjetur dhe përpunuar provat, për të finalizuar deklaratat nga palët e përfshira dhe dëshmitarët dhe për të provuar të rikrijojnë rrethanat rreth ngjarjes”, u tha në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Policisë.

Sa i përket vajzës tjetër që ishte me të, në deklaratat e policisë nuk figuron emri i saj dhe ajo nuk është nën hetime për momentin./21Media