13 viktima nga COVID-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 13 qytetarë e kanë humbur jetë nga COVID-19.

Kurse nga 10 mijë e 848 testime të kryera, janë konfirmuar 1 mijë e 901 raste të reja me COVID-19.

Gjatë këtyre orëve janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 999.

Në total numri i rasteve aktive është 21 mijë e 922.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21 mijë e 719 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729 mijë e  554 doza të vaksinës.

Deri më sot 244 mijë e 235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media