13 vaksina me pesë teknologji të ndryshme kundër Covid-19

TË FUNDIT

Tre vjet pas pandemisë, Kina ka miratuar 13 vaksina kundër COVID-19, duke përdorur pesë teknologji të ndryshme, dhe ka vaksinuar plotësisht mbi 90 për qind të popullsisë së saj. Kina gjithashtu ka ndërmarrë veprime të shpejta në studimin dhe prodhimin e vaksinave kundër virusit, pasi veçoi me sukses shtamin e parë të koronavirusit gjatë shpërthimit në fillim të vitit 2020.

Masat e fundit të Kinës për të ulur nivelin e masave të përballimit të COVID-19 që nga janari, synojnë zhvendosjen e fokusit nga kontrolli i infektimeve në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të rënda. Masat përfshijnë rihapjen e pikave kufitare për transportin e mallrave, si dhe për vizitorët që hyjnë e dalin nga vendi, rifillimin e shërbimit të vizave, heqjen e karantinës dhe testit të COVID-it në vend për vizitorët që vijnë etj.

“Kjo nuk do të thotë se ne kemi ndaluar të gjitha masat parandaluese kundër virusit, por që po forcojmë shërbimet tona shëndetësore dhe aftësinë e reagimit ndaj epidemisë,” tha Liang Wannian, kreu i grupit të ekspertëve të reagimit ndaj COVID-19 pranë Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës.

error: Content is protected !!