13 të plagosur nga të shtënat në Teksas

TË FUNDIT

Të paktën 13 njerëz janë plagosur herët në mëngjes të shtunën nga disa të shtëna në qendër të qytetit Austin në Teksas.

Dy nga personat e plagosur janë në gjendje kritike, tha shefi i përkohshëm i policisë në Austin Joseph Chacon në një konferencë për shtyp të shtunën, transmeton TV21.

Raportet thonë se autoritetet po kërkojnë një individ të vetëm i cili hapi zjarr rreth orës 1:30 të mëngjesit në një lagje argëtimi në qendër të Austinit.

Autoritetet thanë se të shtënat dukej se ishin një incident i izoluar, megjithëse një hetim për motivet e sulmit është ende në vazhdim./21Media