Të paktën 13 persona, mes të cilëve dy fëmijë, kanë humbur jetën në përmbytjet në shtetin federal të Venezuelës, Merida.
Presidenti venezuelian Nikolas Maduro thotë se gjithsej 35.646 njerëz në 85 komuna janë prekur nga përmbytjet.
Shirat e dendur, rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet janë të zakonshme në rajonin e Andeve në Venezuelën perëndimore dhe jugperëndimore.
Në vitin 1984, rreth 16 njerëz kanë humbur jetën në afërsi të Meridës, ndërsa në vitin 2005 stuhitë morën dhjetëra jetë.
