13 mijë teste të shpejta për Covid-19 me rezultate për 15 minuta

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se sot arrijnë 13 mijë teste të shpejta. E rezultatet nga ky lloj i testit mund të merren për 15 minuta.

“13 000 teste të shpejta do të shpërndahen në të gjitha pikat ku do të realizohen testime. Janë teste të shpejta, rezultati i të cilëve është gati për 15 minuta, këto janë testet më të reja, teknologjia më e re, që zmadhon kapacitetin e laboratorëve shtetëror në të gjithë vendin, kjo do të bëhet praktikë e rregullt për testim”, theksoi Filipçe.

Përveç këtij donacioni, Ministria e Shëndetësisë, me rishikimin e buxhetit, planifikon që me afër 40 milion denarë, të sigurojë afër 100,000 teste të shpejta, në mënyrë që t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve.