123 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit nga gjithsej 1312 teste të realizuara, informojnë nga ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja janë paraqitur në këto qytete, në Shkup 54 raste, në Kumanovë 5, Dibër 4, në Shtip 18, në Prilep 1, Tetovë 5, Strugë 6, Manastir 2, Ohër 3, Gostivar 16, Krushevë 1, Demir Hisar 1, Sveti Nikollë 2, Kërçovë 4, Resnje 1.
Në ndërkohë që janë shëruar 74 pacientë informojnë nga Instituti për Shëndet Publik.
Betëjen nga Covid-19 e kanë humbur 3 pacientë. Viktimat janë nga Shkupi, Strumica dhe Dibra.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në vend shkon në 9669, numri i të shëruarve në 5145, ndërsa kanë humbur jetën 445 persona. Raste aktive në vend janë 4079./TV21
