121.520 mërgimtarë janë regjistruar përmes aplikacionit

TË FUNDIT

Përmes aplikacionit për vetë-regjistrim në konkludim me orën 08:30 minuta të mëngjesit të sotëm janë evidentuar gjithsej 121.520 persona.

Procesi i vetë-regjistrimit filloi më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill, ndërsa përmes aplikacionit regjistrohen shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit, për shkak të punës ose arsyeve tjera personale, deri dhe më gjatë se 12 muaj.

Nga 1 marsi po regjistrohen diplomatët dhe familjet e tyre, ndërsa nga 1 deri më 15 mars, u regjistruan personat që ishin në shërbim të ARM-së, në vend ose jashtë vendit, personat në paraburgim ose që vuajnë dënim me burg, në burgje, institucionet ndëshkuese-korrigjuese dhe shtëpitë edukative-korrigjuese, si dhe të pastrehët.

Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave megjithatë duhet të zbatohet nga 1 deri më 21 prill.