1200-1800 denarë në muaj për nxënësit/ Kushti është që prindërit të kenë të ardhura mujore nën 50.000 denarë

TË FUNDIT

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se deri me 24 dhjetor, respektivisht edhe 6 ditë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund të aplikojnë që të marrin nga 1200-1800 denarë në muaj, në 6 muajt e ardhshëm. Kusht për shfrytëzimin e kësaj mase është që prindërit e fëmijëve të kenë të ardhura mujore nën 50.000 denarë.