102 raste të reja me Kovid-19, 5 viktima gjatë 24 orëve të fundit

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 102 raste të reja me Kovid-19 nga 1356 testime të realizuara.

Raste e reja janë nga Shkupi – 39, nga Kumanova -11, nga Shtipi – 13, nga Gostivari – 8, nga Manastiri – 6, në Kërçovë – 4 raste, nga tre raste janë regjistruar në Prilep, Ohër, Kavadar dhe Sveti Nikollë, nga dy raste janë regjistruar në Tetovë dhe në Strugë dhe nga një rast në Vinicë, në Demir Hisar, në Radovish, Makedonski Brod dhe në Koçan.

Janë regjistruar 5 viktima. Një 70-vjeçar nga Shkupi, një 72-vjeçar nga Kërçova, një 64-vjeçar nga Kumanova, një 48-vjeçar nga Prilepi dhe një 76-vjeçar nga Shtipi.

“Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë shëruar edhe 99 persona të tjerë.

Që nga fillimi i epidemisë e deri më sot në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 10315 persona pozitivë me Kovid-19. Nga kjo shifër, 5663 janë shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 471 të infektuar.

Raste aktive në vend janë 4181./TV21