12 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

TË FUNDIT

12 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije se janë kryer 3956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 533 qytetarë.

Ministria thekson se 7.959 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit betejën me virusin e kanë humbur 12 qytetarë.