Në raportin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 12 shtetas të huaj janë regjistruar si të sapo infektuar me Covid-19 nga Gjevgjelia. Bëhet fjalë për 12 policë nga Çekia të cilët kanë rezultuar pozitiv me korona virus, të cilat janë pjesë e kontingjentit të përzier policor në kufirin maqedono-grek.
Asnjëri prej tyre nuk ka pasur simptoma, por në testin për Covid-19 kanë rezultuar pozitivë. Ata janë vendosur në karantinë si dhe kolegët e tyre të cilët kanë pasur kontakt.
12 policët përgatiteshin të kthehen në Republikën e Çekisë por tani do të duhet të qëndrojnë në izolim pasi që në testin për virusin korona rezultuan pozitivë.
