Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar kontroll të përforcuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve, që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë gjobitur 116 shoferë.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara, katër automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Me këtë rast, 55 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 61 jashtë vendeve të banuara.
“Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtohet në kumtesën e MPB-së.
