Kandidati për deputet në zonën zgjedhore 1 i koalicionit Alternativa-Aleanca për Shqiptarët, Skender Rexhepi – Zejdi, fushatën zgjedhore e filloi nga Çairi i Shkupit.
Në takimin e realizuar me aktivistët dhe simpatizuesit e nëndegës “Azem Morana” të degës Çair – Alternativa, Skender Rexhepi – Zejdi, dje foli rreth programit zgjedhor të koalicionit “Shtet për të gjithë” dhe aktivizimin strukturor të Alternativës në nivel republikan.
“Ne jemi ata që jetësojmë idealet kombëtare dhe fetare. “Shtet për të gjithë” ka qëllimin e barazisë së plotë të shqiptarëve në këtë vend. Ju kërkoj, gjithë aktivistëve dhe simpatizuesve të koalicionit tonë AAA-ASH, të punojmë dhe angazhohemi maksimalisht që më 15 korrik, t’a sjellim ndryshim politik tek shqiptarët”, ka thënë Rexhepi.
