11 Tetori: Luftëtarët apelojnë – datat e LNÇ të kremtohen me dinjitet!

TË FUNDIT

90 vjeçari, Trajko Trajkovski, luftëtar i LNÇ, edhe pse në moshë të shtyrë, morri pjesë në shënimin e festës 11 Tetori në parkun “Gruaja Luftëtare”. Ai thotë se para kryengritjes kemi qenë të huaj në këtë vend, të detyruar të flasim në gjuhë të huaj, të shënojmë festa të huaja.

Kryengritja nacional çlirimtare nuk ishte vetëm luftë kundër fashizmit, por edhe luftë për shtetin tonë, tha veterani i LNÇ. Tash, kur jetojmë në Maqedoninë e çliruar, thotë që është i zhgënjyer që shteti hedh në hije 11 Tetorin. “Më vjen keq që e them këtë. Kjo është një çështje e ndjeshme, por kam ndjesinë se shteti ka një qasje shumë të keqe, me të cilën nuk i jepet rëndësi festës së 11 Tetorit”, tha Trajkovski.

Në Shkup, festa u shënua në mënyrë modeste. Disa delegacione shtetërore vendosën kurore me lule në disa lokacione të ndryshme, ndër të cilat tek parku “Gruaja-Luftëtare” para përmendores së re me flakën e përjetshme, si dhe te përmendorja e Metodija Antonov-Çento.

Grup  i vogël i qytetarëve, kryesisht të gjeneratave më të moshuara, ishin pjesë e festimit. “Ashiqare është se festimi i sotëm këtu është minimal. Bile, mendoj se kjo ditë festohet për shkak se duhet të festohet, nën presion të medieve. Dua të shtoj se  më pengon që në kohën e fundit janë duke u madhëruar njerëz që kanë qen kundërshtarë të popullit maqedonas”, thotë njëri prej tyre.

Sipas historianes Violeta Açkovska, shënimi i kësaj feste dhe festave të tjera të LNÇ nuk janë hedhur në prapavijë, por se duket ashtu, sepse tani u  jepet rëndësi edhe datave tjera që festohen, e të cilat nuk ka qenë të shënuara më parë. “Mendoj që mbitheksimi i studimit të LNÇ deri në vitin 91, duhej në një mënyrë të balancohet me atë histori, e cila nuk ka qenë e përmendur më parë dhe ishte tabu temë. Por, kjo nuk do të thotë se është anashkaluar LNÇ-ja. Konsideroj që në programet mësimore të lëndës së historisë në shkolla  fillore, të mesme dhe të larta, është dhënë hapësirë e mjaftueshme pikërisht për  LNÇ”, shpjegon Açkovska.

Parku “Gruaja-Luftëtare” në Shkup e mban emrin që ka të bëjë me LNÇ. Me projektin “Shkupi 2014”, si vetë festa,  ashtu edhe përmendoret e vjetra në këtë park të përkushtuara motiveve nga LNÇ kanë rënë në hije të përmendoreve e reja, nga të cilat vetëm një numër i vogël  ka të bëjë me këtë pjesë të së kaluarës së Maqedonisë. Si zakonisht, imazhin për një ditë festive pa brenga e kompletuan një grup i qytetarëve të moshës më të vjetër, të cilët relaksoheshin në këtë park pranë njërës prej përmendoreve më të vjetra.

Gabriella Dimkoviq – Mishevska