BDI më 4 shtator do të dalë me listën e fundit me emrat e 18 kandidatëve për 18 komunat në vend, ndërsa deri tani edhe për një mandat do të kandidojnë Visar Ganiu në Çair, Erkan Arifi në Likovë, Teuta Arifi në Tetovë, Fatmir Dehari në Kërçovë, ndërsa në Haraçinë në Ridvan Ibraimi. Nga Lëvizja Besa për të parin e Tetovës do të garojë kryetari i partisë Bilall Kasami, për Gostivarin deputeti Fadil Zendeli, për Tearcën Daut Memishi dhe për Zhelinën kryetari aktual Blerim Sejdiu. PDSH në Zhelinë kandidon me Medin Nazifi, për Tetovën me Sadi Bexhetin dhe për Strugën me Samir Murtezoski. LSDM në Haraçinë do të garoje edhe njëherë me Milikije Halimi, në Tetovë me Hamdija Elezoviq, në Butel me Velimir Smilevski dhe për Qytetin e Shkupit me Petre Shilegovin, ndërsa për Kumanovën ende nuk kanë ndonjë emër kandidati./TV21
