11 mijë pako me ndihma për Turqinë! Në Shkup do të mblidhen ndihma deri të shtunën në mbrëmje

TË FUNDIT

-Këtu nuk ka për Sirinë?

-Jo.

Shumë shkupjanë, me pako në duar, vazhdimisht drejtohen në qendër të kryeqytetit për të dhënë ndihmën e tyre për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Dhurojnë veshmbathje dhe gjëra të tjera, me aq sa kanë mundësi.

-Çfarë dëshironi të dhuroni?

-Unë dëshiroj pastaj të sjell diçka për fëmijë.

-Për Turqinë apo për Sirinë?

-Edhe për Turqinë, edhe për Sirinë.

-Çfarë ju shtyu të ndihmoni?

-Sepse e kam përjetuar, e di çfarë është 13  vjeçe isha kur u prish këtu Shtëpia e oficerëve.

-Duke i parë fotografitë duke e parë televizorin, duke e ditur se në çfarë gjendje janë ata njerëz, dhe vetëm humaniteti na ka shtyrë të dorëzojmë të dhurojmë diçka.

-Çfarë dhuruat personalisht ju?

-Me numër nuk e di por kam dhuruar një sasi, besoj që mjaftueshëm janë, kam dhuruar pallto për të rinj, për meshkuj, pallto për vajza dhe për fëmijët.

Ne kemi dhuruar ndihmë financiare dhe 130-140 pako me veshje e ushqime dhe këtu sot kemi ardhur me shokët t’i ndihmojmë t’i vendosim këta që dhurohen nga njerëzit.

Ndihmat e mbledhura këto 5 ditë kanë formuar në sheshin Maqedonia një mal me rroba dhe batanije. Një nga organizatoret na tha se aksioni përfundon nesër në mbrëjme.

“Ne nxënësit nga Turqia këtu në Shkup kemi filluar fushatën për ndihmë. Deri të shtunën do të mbledhim ndihmat dhe shpresojmë që së shpejti t’i nisim për Turqi. Deri tani 11 mijë pako janë, brenda tyre ka veshje për fëmijë, veshje për vajza dhe djem, ushqim për foshnja, jorganë, jastëkë dhe kësisoj gjërash në afatin që na është dhënë do t’i mbledhim të gjithë dhe do t’i dërgojmë”

Nuk dihet një sasi e saktë se sa veshje e ushqim është mbledhur këtu, por ajo që mund të thuhet është se shkupjanët dëshmuan anën e tyre humane dhe dorën e shtrirë ndaj dikujt që ka më së shumti nevojë, siç në këto momente është Turqia.