11 humbje jete, 316 të infektuar me Covid-19 dhe 681 të shëruar

TË FUNDIT

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se në 24 orët e fundit nga 1562 testime të realizuara, 316 persona janë diagnostifikuar me virusin korona.

Shkup – 164, Prilep – 34, Kumanovë – 16, Kavadarc -13, Negotinë – 13, Tetovë – 12, Gostivar – 10, Ohër – 9, Veles – 8, Gjevgjeli – 7, Shtip – 6, Strumicë – 5, Strugë – 5, Koçan – 5, Vinic – 2, Bogdanc – 2, Kërçovë – 1, Sveti Nikollë – 1, Kriva Pallankë – 1, Delçevë – 1, Radovish – 1.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 681 pacientë të shëruar, ndërsa 11 pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona.