Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se në 24 orët e fundit nga 2.533 testime të realizuara, 305 pacientë janë diagnostifikuar me virusin korona.
Shkup – 153, Kavadarc – 30, Kumanovë – 22, Prilep – 21, Tetovë – 18, Negotinë – 14, Ohër – 11, Gostivar – 6, Gjevgjeli – 6, Strugë – 5, Shtip – 4, Manastir – 4, Resnjë – 3, Veles – 2, Dellçevë – 2, Strumicë -1 , Kërçovë -1, Bogdanc – 1dhe Demir Kapi – 1.
Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 167 pacientë të shëruar nga virusi korona, ndërsa 11 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.
