11.224 persona e kanë kontrolluar Listën Zgjedhore

TË FUNDIT

Gjithsej 11.224 persona deri dje janë kontrolluar në listën zgjedhore, ndërsa janë parashtruar gjithsej 33 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 25 kërkesa për fshirje të të dhënave nga lista zgjedhore dhe 19 kërkesa për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore, informojnë sot nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ).

KSHZ njofton se procedura për kontroll publik në Listën zgjedhore po rrjedhë dhe do të zgjasë deri më 9 shtator 2021.

Në Komisionin shtetëror zgjedhor, në e-mail adresën upisis@sec.mk janë parashtruar gjithsej 36 kërkesa.