105 RASTE TË REJA TË FRUTHIT KARAXHOVSKI: EPIDEMIA DO TË VAZHDOJË

TË FUNDIT

Vazhdon epidemia e fruthit në vend. Javën e kaluar javë shënuar 105 raste të reja, njoftojnë nga Instituti për Shëndet publik. 77.1 % e qytetarëve që janë infektuar janë të pavaksinuar. Nga numri i përgjithshëm, 46 pacientë janë nga Shkupi dhe 59 tjerët nga qytete tjera, si Kërçova, Dibra, Tetova, Kumanova, Shtipi, Struga, Velesi.  Ndërkaq numri i përgjithshëm i të prekurve nga fruthi që nga fillimi i epidemisë është 1625. Epidemiologu Karaxhovski thotë se ky është numri më i lartë i të prekurve nga fruthi 25 vitet e fundit. Sipas tij  epidemia do të vazhdojë ngaqë numri I të prekurve nuk bie. Të pavaksinuar ka edhe ndërmjet punonjësve shëndetësorë. Prej tyre deri tani janë vaksinuar 1246. Reparti kirurgjik në spitalin e përgjithshëm në Strugë vazhdon të jetë i mbyllur dhe në funksion është vetëm ambulanca kirurgjike. Për shkak se mbi 50 për qind e punonjësve shëndetësorë në këtë repart janë prekur nga fruthi. Karaxhovski tha se përveç nxënësve do të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë.

“Mund të vijmë në përfundim se RMV ende është nën epidemi në gjithë territorin e shtetit. Nën dy, ne presim që epidemia të përhapet ende, sepse siç shihni numri i të sëmurëve nga fruthi nuk ulet nën 100”, deklaroi Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet Publik.