100 ditë Qeveria, ngecëm në baltë dhe qorrsokak?!

TË FUNDIT

“Do të kemi standarde evropiane dhe paga të larta. Do të ecim krahë më krahë me moshatarët tanë nga Evropa apo do të ngecim në baltë dhe qorrsokak. Hymë në NATO shkojmë në BE. Hapja e fondeve dhe pensioneve evropiane”.

Këto janë vetëm një pjesë e premtimeve kyçe të LSDM-së në fushatën zgjedhore. Qeveria në 100 ditët e para u fokusua në politikën e jashtme. Në fakt theks më i madh iu vendos fillimit të negociatave me BE. Por megjithatë Maqedonisë iu vendos veto nga ana e Bullgarisë për negociatat aderuese me BE. Andaj tani parashtrohet pyetja a kemi ngecur në baltë dhe qorrsokak, për shkak se edhe gjatë kohë nuk do të “ecim krahë më krah me moshatarët tanë nga Evropa” siç thuhej në video spotin e LSDM në fushatën parazgjedhore. Koalicioni “Mundemi” premtonte standarde evropiane dhe hyrje në BE duke aluduar se keqkuptimet me shtetet fqinje janë tejkaluar.

“Vend që arriti të zgjidh marrëveshjen shumë vjeçare me fqinjët e saj. Të cilët na hapën dyert e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.

Një nga premtimet kryesore të Qeverisë nuk është plotësuar – fillimi i negociatave me BE.

„Këto janë gjërat që do t’i bëjmë në 100 ditët e para. Do ta aplikojmë vetingun e detyrueshëm për çdo politikan, gjyqtar dhe funksionar shtetëror. Do ta caktojmë pagën minimale 600 euro për çdo infermier, mësues dhe arsimtar.

Por pas 100 ditë Qeveri, nuk ka fillim të negociatave, nuk ka veting të patjetërsueshëm për çdo politikan, nëpunës shtetëror, e as pagë minimale prej 600 eurove.

Partneri i Qeverisë, BDI nuk realizoi asnjë premtim për 100 ditët e para.

“Gjuha shqipe obligative në çdo shkollë duke filluar nga klasa e pestë. Miratimi i një ligji që ndalon kazinotë dhe lojërat e fatit në distancë 1 kilometër nga shkollat, kopshtet, kishat dhe xhamitë”.

Këto premtime deri më sot nuk janë përmendur nga ana e funksionarëve aktual.

“Do të prezantojmë orare fleksibël të punës gjatë javës dhe orar të përgjysmuar të punës ditën e premte”.

Munguan pres konferencat e Kryeministrit dhe ministrave për llogaridhënie në lidhje me punët e realizuara në 100 ditët e para. Këto ditë komunikimet zhvillohen më shumë përmes mediave, me fjalime të drejtpërdrejta ose me konferenca të mbyllura, pa mundësi për pyetje të gazetarëve. Jo zyrtarisht, nesër Kryeministri do të mbajë pres konferencë me disa ministra në të cilën qytetarët do të informohen për punët e realizuara. Po ashtu do të jepet përgjigje se pse premtimet e dhëna nuk janë realizuar.

error: Content is protected !!