10 VJET E PARALIZUAR, BURRË E GRUA KËRKOJNË NDIHMË PËR T’I BLERË BARNAT

TË FUNDIT

Lokja Mejreme ka 10 vjet që është e paralizuar.

Nuk mund të çohet në këmbë as për nevojat e saj. Ajo thotë se diellin me sy nuk mund ta shohë, e ditën e kalon në këtë kolltuk të vetëm me burrin e saj.

Nuk ka fëmijë, ndërsa për të kujdeset burri i saj. Por edhe ai ka probleme shëndetësore, andaj të dy kujdesen për njëri tjetrin.

Ata janë në kushte të vështira financiare, mbijetojnë me 4 mijë denarë ndihmë sociale.

“10 vjet jam e paralizuar, e kam edhe karrocën prej para 10 viteve që kam ecur tani po nuk po mundem. Fëmijë nuk kam, nuk ka kush me më ndihmuar, bile në karrocë, një orë t’më shëtisë, as diellin nuk mund ta shohë. 7549 03 24  Me zor po jetoj, me lot po e çoj jetën”, u shpreh Mejrem Ademi.

Burri i saj, Osmani është 59 vjeçar dhe thotë se nuk mund të punojë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ai duhet të kujdeset edhe për gruan e tij, e cila pa ndihmën e burrit nuk mund të pijë as ujë.

“Jeta ime, si me të treguar. Jemi prej 9 vjetësh duke u kujdesur për gruan time, shkoj në Kumanovë për barna, por nuk mund ta lë edhe vet se mund të sëmuret gruaja duhet të kthehem për 15 min.

Si të tregoj, e kam çuar një jetë….

Me të ardhurat që po i merr a po mundesh me i mbulua të gjitha shpenzimet?

Jo, ato barnat kushtojnë 700 denarë. Ka tre kutia në muaj po i blej dhe gruaja merr vetëm 4 mijë denarë”, tha Osman Ademi.

Të dy jetojnë me një dhomë e cila është bashkë me kuzhinën dhe tualetin. Edhe këtë dhomë thonë se ua kanë ndërtuar disa persona human.

Burrë e grua kërkojnë ndihmë për ushqime dhe barna.

Kontakt: +(389) 070-450-648

Përgatiti: Afrim Jonuzi