10 viktima nga Covid-19

TË FUNDIT

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë për situatën me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 viktima.

8 nga viktimat jetën e kanë humbur në kushte spitalore, ndërkohë që dy në kushte shtëpiake.

5 viktima janë nga Shkupi, ndërkohë që nga një viktimë është regjistruar në Kumanovë, Manastir, Kavadar, Strugë dhe Koçan.

Që nga fillimi i epidemisë, nga virusi Covid-19 e kanë humbur jetën 5.408 pacientë./TV21