10 të vdekur dhe 35 të plagosur në sulmin në Kharkiv, kërkimet vazhdojnë!

TË FUNDIT

Të paktën 10 persona u vranë dhe 35 u plagosën në sulmet me raketa nga forcat ruse në qendër të Kharkivit, bëri të ditur këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko. 

“Sheshi u godit nga një raketë. Pati një goditje të dytë nga një raketë e ngjashme që goditi ndërtesën pas mbërritjes së shpëtimtarëve (në 5-7 minuta). Një e treta e ndërtesës së administratës ra”, tha Herashchenko në një postim në Telegram, raporton CNN, përcjell TV21.

Gërmadhat po pastrohen dhe do të ketë edhe më shumë viktima dhe të lënduar”, shtoi ai.

Shërbimet e Urgjencës Shtetërore të Ukrainës konfirmuan gjithashtu numrin e të vdekurve në një postim në mediat sociale të martën. 

“Në vendngjarje po punojnë ekipet e shpëtimit. Shkallët dhe korridoret në të gjitha katet janë shkatërruar plotësisht”, thuhet në postim. 

Në mesin e viktimave është edhe një student nga India./TV21