Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 977 testime të kryera në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 104 mijë e 679 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në total numri i rasteve aktive në vend është 627. Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2 mijë e 674 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92 mijë e 890 doza të vaksinës. Prej tyre 7 mijë e 718 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë./21Media
