Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë raportuar dhjetë raste pozitive nga 1 mijë e 848 testime.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 186.
Numri i rasteve aktive është 184. Sipas të dhënave të MSH-së prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118 mijë e 538 doza të vaksinës.
Ndërsa deri më sot 15 mijë e 93 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
