10 gabimet më qesharake që s’duhet t'i bëni në CV

TË FUNDIT

Faqja online CareerBuilder koleksionoi disa nga gabimet më qesharkae të CV-ve të disa personave.

Këto janë 10 prej tyre:

1.Aplikanti pretendonte se kishte qenë CEO në kompaninë në të cilën po aplikonte.

2.Aplikanti pretendonte se fliste rrjedhshëm dy gjuhë – njëra prej të cilave ishte latinishtja e vjetër.

3.Aplikanti shkroi fjalën “bordello” në vend të fjalës “magazinë” kur rendiste punët e mëparshme (në anglisht “whorehouse” me “warehouse”)

4.Aplikanti e prezantoi veten në zarf me shprehjen “Hej ti”

5.Aplikantja kërkonte punë shërbim klienti, por shkruante se e kishte lënë punën e mëparshme se nuk ja dilte dot me klientët e nevrikosur.

6.Aplikanti pretendonte të ishte fitues i Çmimit Nobel.

7.Aplikanti që pretendonte të ishte i çertifikuar me HVAC (punëtorë që merren me ventilimin, nxehtësinë dhe ajrin e kondicionuar nëpër ambjente të brendshme) më vonë pyeti punëdhënësin e tij se çfarë do të thoshte HVAC.

8.Aplikanti pretendonte se kishte qenë në një kolegj, i cili në fakt nuk ekzistonte.

9.Një aplikant për pozicionin e shoferit tha se kishte 10 vjet eksperiencë por patentën e kishte marrë para 4 vjetësh.

10.Në CV-në e tij, një aplikan kishte shkruar sikur punonte në tre kompani të ndryshme në tre qytete të ndryshme njëkohësisht.