1 VIT NGA MARRËVESHJA E PRESPËS, ZAEVI ENTUZIAST, OPOZITA E PAKËNAQUR

TË FUNDIT

Kaloi një vit nga marrëveshja e Prespës e arritur ndërmjet Shkupit dhe Athinës. Një vit më pas, anëtarësimi në NATO po shkon në hapat e duhura, data për negociata me BE mbetet në dilemë, ndërsa qeveria është pranë të rikonstruimit.  Kryeministri i vendit Zoran Zaev tha se Maqedonia e Veriut me arritjen e Marrëveshjes se Prespës ka fituar një mik të ri dhe kjo ka kontribuar që vendi të ecë përpara në proceset tona integruese.

“Një vit me gjithë sukseset të cilat i fituam në sferën e ekonomisë, në planin e NATO-S, në planin e Bashkimit Evropian, në planin e reformave në vend. E gjithë kjo tregon se ja ka vlejtur. Ja ka vlejtur pasi që të gjithë jemi të fokusuar për një ardhmëri më të mirë për qytetarët tanë”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Por opozita maqedonase shprehet e pa kënaqur. Naum Stoillokovski nga VMRO-DPMNE thotë se qytetarët e Maqedonisë me marrëveshjen e Prespës vetëm se janë nënçmuar.

“Kemi popull të nënçmuar, kemi tradita të fshira, emër dhe mbiemër të fshirë, kemi shtet të shpërfytyruar, institucione të shpërfytyruara dhe popull i cili dëshiron sa më shpejtë të ikë nga ky shtet i udhëhequr nga Zoran Zaev. Këto janë të ashtuquajturat përfitime të Marrëveshjes së Prespës”, potencoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Me një fotografi të përbashkët me ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov, ish-kreu i diplomacisë greke, Nikos Kocias, në profilin e tij zyrtar të Tuitter shënoi përvjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Prespës.

“Një vit, me mikun tim të dashur, Nikola Dimitrov”, shkroi Kocias.

“Bëmë histori, duke menduar për të ardhmen, mikun tim!”, u përgjigj Dimitrov me anë të një fotoje që e shpërndau atë në llogarinë e tij të Tuitter.

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimi i emrit të shtetit i dha fund kontestit gati tredekadësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta