1 mijë e 520 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

TË FUNDIT

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, 1 mijë e 520 persona kanë humbur jetën.

Mbi 62 mijë persona janë infektuar, ndërsa janë shëruar 53 mijë e 768. Kurse numri i rasteve aktive mbetet është 6 mijë e 721.

Sipas njoftimit të fundit të IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 62 mijë e 9 raste nga 247 mijë e 484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./21Media