1.370 raste të reja në Kosovë

TË FUNDIT

Një person ka humbur jetën dhe 1 mijë e 370 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 9 mijë e 169 testime.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

Në total numri i rasteve aktive është 6 mijë e 815./21Media