1.24 miliardë euro është buxheti për vitin 2022, prioritet për Ministrinë e Ekonomisë është sektori energjetik

TË FUNDIT

Mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, energjetika, sipërmarrësia, turizmi, hotelieria, zejtaria, rritja e shfrytëzimit të gazit natyror dhe energjisë diellore. Këto janë prioritetet e Buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2022 i cili duhet të jetë 1,24 miliardë euro. 151 milionë denarë janë paraparë për rrogat dhe kompensimet.

Për shpenzimet kapitale do të harxhohen 733 milionë denarë, që është katërfish më shumë se vitin e kaluar. Fonde më të larta do të ketë edhe për investimet kapitale. 625 milionë denarë janë paraparë për gazifikim, kurse 38.500.000 do të shkojnë për mbështetje dhe promovim të turizmit vendor.

“Edhe sivjet Ministria e Ekonomisë do të mbulojë një pjesë e shpenzimeve për kolektorë të integruar diellorë, për ndërrim të PVC në amvisëri, si dhe për blerje të stufave me peleti. Mjete shtesë janë të kushtuara për financimin dhe mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga prodhuesit e privilegjuar”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi./TV21