0.01% e nxënësve dhe mësimdhënësve janë të infektuar me Covid-19

TË FUNDIT

Në 0.01 arrin përqindja e rasteve aktive pozitive me Covid-19 te nxënësit dhe mësimdhënësit. Siç njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, këto të dhëna janë të datës 2 shtator 2021.

“Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të siguruara nga udhëheqësitë e shkollave më 2 shtator, mes nxënësve vetëm 0.01% janë raste aktive me Kovid-19. E njëjta përqindje është edhe kuadri mësimdhënës”, thuhet në njoftim.

Vlerësojnë se në shkolla në mënyrë rigoroze respektohen protokollet dhe plani për mbrojtje të nga Covid-19 gjatë mësimit me prani fizike.

“Reagimi i shpejtë dhe respektimi i masave është mbrojtja më e mirë. I ftojmë mësuesit dhe udhëheqësitë e shkollave nëse dyshojnë në raste pozitive menjëherë të alarmojnë deri te institucionet shëndetësore dhe shërbimet epidemiologjike të cilët do të veprojnë sipas algoritmeve”, thuhet në kumtesë.

Nga MASh-i apelojnë që të respektohen në mënyrë të përpiktë protokollet për mbrojtje, sepse siç thonë, “viti i kaluar tregoi se me zbatimin e masave, shkollat nuk janë transmetues të infeksionit”.

Mësimin me prani fizike këtë vit shkollor janë duke e ndjekur 257 mijë nxënës.