Në operacionin ushtarak të malit Sambis i cili ka qenë në kontrollin e grupit terrorist Boko Haram janë shpëtuar 200 vajza dhe 93 gra.
Ushtria nigeriane ka njoftuar nëpërmes Twiterit se ka shpëtuar vajzat dhe gratë të cilat terroristët i mbanin rob.
Është raportuar po ashtu se ende nuk mund të konfirmohet nëse në mesin e të shpëtuarave janë vajzat që para një viti ishin rrëmbyer nga shkolla në Çibok transmeton Reuters.
Po ashtu në këtë aksion thuhet se janë shkatërruar tri kampe të terroristëve.
Boko Haram në prill të vitit që shkoi ka kidnapuar më shumë se 200 nxënëse nga Çibok në veri të Nigerisë nga të cilat disa më vonë kanë arritur të ikin.
Nga viti 2009 në kryengritjen e Boko haram janë vrarë së paku 15 njerëz, ndërsa 1.5 milion janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre.
