Mëngjesi i djeshëm ka mahnitur qindra qytetarë kur në hapësirë, jashtë ndërtesës është lansuar anija rreth 165 mijë tonësh e “Norwegian Escape”.
Lansimi i saj është bërë nga ekipet në Meyer Werft në Papenburg të Gjermanisë, anije kjo e cila është më e reja e prodhuar nga “Norwegian Cruise Line”.
Lansimi i saj madje është transmetuar edhe drejtpërdrejtë përmes “Youtube”, “HD1080ide” dhe përmes uebit zyrtar të Meyer Werft.
Për të ndërtuar këtë anije gjigante është dashur të punohet për më shumë se 2 vjet e gjysmë.
Anija është pothuajse 325,9 metra e gjatë dhe 41.4 metra e gjerë dhe mund të ecë me një shpejtësi prej 22.5 nyje.
Anija ka 18 kuverta, 2100 kabina dhe ofron vend për 4266 pasagjerë. Në zonën ekskluzive “The Haven” janë gjithashtu suita të ndryshme në dispozicion.
Me gjithsej 15 restorante dhe bare, anija ka po ashtu edhe një teatër me 815 vende, ndërsa do të punojnë rreth 1700 persona.
