​Shokohet Milani, Maignan mungon për 10 javë

TË FUNDIT

Milani ka konfirmuar se portieri Mike Maignan do të jetë jashtë fushës për të paktën 10 javë pasi iu nënshtrua operacionit në dorë.

Maignan kishte dhimbje në kyçin e dorës së majtë për një muaj, së pari pasi priti penalltinë e Mohamed Salah në “Anfield”, pastaj me mori një goditje tjetër nga Luis Suarez gjatë humbjes së tyre 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Pas një konsultimi me specialistët, u vendos që ai të futet në operacion.

U raportua se ai do të ishte jashtë fushave për të paktën dy muaj, por sugjerimi tani është se do të jetë afër tre muaj.

Ndërkohë, Milani ka nënshkruar me 38-vjeçarin Antonio Mirante si lojtar i lirë deri në fund të sezonit.