Presidenti i Bayern Munich, Karl Heinze Rummenigge, e ka pranuar se oferta e Manchester Unitedit për yllin e skuadrës së tij, Thomas Muller ishte marramendëse.
Sulmuesi gjerman gjatë tregut të kësaj verë ishte kërkuar më ngulm nga “Djajtë e Kuq”, duke bërë ofruar para të mëdha, por “Bavarezët” refuzuan gjitha ofertat për Mullerin.
“Unë nuk jam duke folur për shifra, por oferta e Manchester Unitedit ishte shumë e lartë. Unë do të doja ta pranoja, por një klub si ne mund të refuzojë oferta të tilla dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen”, ka thënë Rummenigge.
Ai ka shtuar se është i lumtur që Muller është pjesë e klubit të tij, madje, sipas tij, lojtari do të mbetet në klub edhe pas pensionimit.
