​Roveri kinez i Marsit “Zhurong” dërgon për herë të parë të dhëna nëpërmjet orbituesit

TË FUNDIT

Roveri kinez i Marsit “Zhurong” dërgoi të dhëna nëpërmjet orbituesit të sondës “Tianwen-1” për herë të parë, postoi të martën në platformën e medias sociale “WeChat” programi i Kinës për hulumtimin hënor.

Orbituesi ka kryer “frenimin” e vet të katërt pranë Marsit, duke hyrë në orbitën për komunikim me anë të ritransmetimit. Sipas programit, roveri “Zhurong” ka ndërtuar linkun e të dhënave me orbituesin e “Tianwen-1” dhe transmetoi të hënën me sukses të dhëna drejt Tokës. Orbituesit i duhen 8.2 orë për të kryer një rrotullim rreth Marsit.

Orbituesi po shërben si një stacion për ritransmetimin e të dhënave për komunikimin midis roverit dhe personelit të kontrollit të misionit në Tokë.