​Pahor: Kosova dhe Serbia t’i besojnë dialogut dhe t’i respektojnë marrëveshjet

TË FUNDIT

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor potencoi se Sllovenia e mbështet dialogun Kosovë – Serbi.

Ai në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se Sllovenia do të mbështesë dialogun dhe perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.

Megjithatë, ai tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura.

“Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet”, tha Pahor.

Presidentja Vjosa Osmani tha se Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje legjitimist të obligueshme. Mirëpo Presidenti Pahor, tha se pas vizitës që kishte në Serbi, Vuqiq thotë se Prishtina nuk ka vullnet politik, ndërsa Prishtina thotë që Beogradi nuk ka vullnet politik. Andaj Pahor kërkoi të tejkalohet gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale. /21Media