Klubi francez këtë verë ka shitur Nicolas Pepe për 75 milionë euro
Lille ka shfaqur interesim për mesfushorin e Bayern Munichit, Renato Sanches.
Portugezi nuk ka luajtur në formacionin e parë që një kohë të gjatë dhe është i gatshëm për sfidën e radhës.
Lille ka shitur këtë verë sulmuesin, Nicolas Pepe për 75 milionë euro dhe është i gatshëm të shpenzojë për të transferuar mesfushorin në ekip.
Gjiganti gjerman është i gatshëm për të lejuar Sanchesin të largohet, mirëpo kërkon 30 milionë euro.
Klubi francez është duke u munduar ta huazojë lojtarin me mundësi blerje.
.
